Xherard: Anglia do të surprizojë në botëror

Kapiteni 33-vjeçar i Anglisë, Steven Xherard, beson se ai dhe shokët e tij të skuadrës në kombëtaren angleze mund të fitojnë titullin në Brazil, pavarësisht se janë në një grup të fortë përkrah Italisë, Uruguajit dhe Kosta Rikës. Zherard përjetoi një sezon fantastik me Liverpool ku u konfirmuan si një ekip i shkëlqyer, por fundsezoni ishte zhgënjyes në nivel klubi, pasi humbi titullin kampion në sprintin final me Mancester Sitin."Do t’iu provojmë të gjithë skeptikëve që nuk besojnë tek ne. se gabuan, duke zhvilluar një Botëror të suksesshëm. Pra, nuk ka asgjë të keqe nëse ëndërron, por në realitet ka edhe disa skuadra të nivelit më të lartë, që do të jenë atje. Gjithsesi, kjo skuadër ka shumë besim, dhe ne do të jemi surpriza e këtij botërori”. – tha Zherard.