Roma në "ankth", Gervinho mund të largohet

Sipas mediave franceze, Gervinho dhe klubi kryeqytetas nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, që në deri pak ditë më parë konsiderohej fakt i kryer. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar të shitet në bazë të klauzolës që ka në kontratën aktuale. Manchester United, me trajnerin e ri Louis van Gaal, ka kërkuar me ngulm shërbimet e tij. Kërkesa e Romës për zgjatjen e kontratës nuk është pranuar nga Gervinho, i cili ka vendosur të largohet nga Seria A. Pas një sezoni të shkëlqyer tek Roma ai mund të largohet. Skuadra e Manchester është gati të paguajnë 20 milionë Euro për kartonin e tij.