Ter Stegen hedh firmën, lojtar i Barcelonës për 5 vite

Portieri i ri i Barcelonës, do të jetë Marc-Andre ter Stegen. Ish portieri i Munchengalbach, ka firmosur kontratën me me katalanasit deri në vitin 2019. Stegen ka thënë se po përmbush ëndrrën e tij të madhe. Gjermani ndërkombëtar u konfirmua këtë javë si njeriu që do të zëvendësojë Viktor Valdesin, i cili është i vendosur të largohet këtë verë. "Kjo është lëvizja e duhur për mua. Nëse gjithçka shkon mirë, mund të luaj për shumë vite në Barcelonë. Natyrisht, duhet të kem angazhim maksimal në këtë fazë të re të jetës profesionale, është një ëndërr e bërë realitet." tha StegenTer Stegen është vetëm 22 vjec, dhe shihet si jë nga portierët më premtues në botë, por nuk është përfshirë në listën paraprake prej 30 lojtarësh nga Joakhim Lëv, në kombëtaren gjermane për finalet e Botërorit 2014.