Ballack: Lëv duhet të largohet nga stoli i Gjermanisë pas botërorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 14:45
Në një deklaratë publike, ish kapiteni i Kombëtares gjermane, Ballack është shprehur se trajneri Lëv duhet ta lerë kombëtaren edhe nëse ajo shpallet kampione bote. Ballack tha se pavarësisht performancës që do bëjë Gjermania në botëror, trajnerit Lëvi ka erdhur koha të largohet.
“Kontrata iu zgjat për të evituar pyetjet e shumta gjatë Botërorit. Kjo është metodë e ‘zgjuar’ nga Federata. Mendoj se duhet të largohet pas Botërorit pasi presioni do të jetë i madh. Edhe nëse Gjermania fiton kupën, ndoshta do të largohet pasi nuk ke çfarë të përmirësosh më pas fitores së kupës.”Ballack ka qenë kapiteni legjendar i Gjermanisë për për shumë vite por tani nuk bën më pjesë, dhe deklaratat e tij nuk mund të mungojnë në prag botërori.