Mbrëmja NBA. San Antonio mposht sërish Oklahomën
Një paraqitje fantastike e San Antonio Spurs në takimin e dytë të finales së Konferencës së Lindjes. Dominim absolut i skuadrës së Gregg Popovich e cila bllokon në mënyrë të përkryer dy yjet e Oklahomës Durant e Westbrook. Skuadra e Thunders vuan shumë mungesën e Ibakës ndërkohë që San Antonio tashmë është skuadra favorite për të kaluar në finalen e madhe të NBA. Protagonisti kryesor i Spursa-ve ishte Tony Parker i ndihmuar nga Danny Green i cili në këtë takim shënoi plot 7 herë nga zona e tre-pikëshit.
Ishin pjesa e dytë dhe e tretë që vendosën këtë ndeshje me Spursa-t në formë të mrekullueshme. Një ndihmë të madhe skuadrës nga Teksasi ja dha edhe veterani i saj Tim Duncan me 14 pikë të shënuar të shoqëruar edhe me 12 topa të kapur në tabelë.Ashtu si e theksuam dhe më parë jo e mirë ishte paraqitje e dy yjeve të Oklahomës Kevin Durant dhe Rusell Westbrook të cilët sidomos në pjesën e 3-të nuk u treguan aspak vendimtar për skuadrën e tyre. Rezultati përfundimtar SanAntonio 112 Oklahoma City Thunder 77.
“ Ne thjesht bëmë punën tonë. Fituam dy takimet e para dhe besoj se është diçka mjaft e rëndësishme.” – deklaroi organizatori i San Antonio-s Tony Parker.Nga ana tjetër trajneri i Thundersav-e Scott Brooks u shpreh i zhgënjyer“ U mposhtën në të gjitha drejtimet, nuk jemi në formën e duhur por duhet të reagojmë.”- u shpreh Brooks.
Përballja e 3-të e kësaj serie do të zhvillohet të dielën në “Energy Arena” të Oklahomës ku vendasve nuk i falet më asnjë gabim.