Ronaldo: Jam mirë, në finale do të luaj patjetër

Trajneri i Real Madridit, Karlo Anceloti ka marrë një lajm të mirë nga Kristiano Ronaldo. Ylli portugez ka thënë se ndihet mirë pas lëndimit të pësuar, teksa ka theksuar se do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madriditm në Lisbonë, dhe madje mezi po pret të jetë në fushë.“Unë jam shumë më mirë. Por ka edhe katër ditë deri në finale. Besoj se do ta ndihmoj Realin për ta fituar këtë titull, Mezi po e pres këtë finale dhe shpresojmë që t'ja dalim– ka deklaruar Ronaldo.Ne kemi nevojë për të gjithë mbështetjen e tifozave. Do t’ju kërkojë që të jenë me ne në Lisbonë. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetje”. -mbylli deklaratën e tij Ronaldo