Venger, gati rinovimi me Arsenal: Dua një merkato të fuqishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2014, 14:36
Arsen Venger pritet të rinovojë kontratën e tij me londinezët e Arsenal. Sipas mediave britanike, menaxheri do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare, nga e cila do të përfitojë 8 milionë paund në sezon.Plot 9 vjet pritje për një trofe të vetëm. Nga disavantazhi 2-0, Arsenali realizoi një përmbysje spektakolare në 120 minuta lojë, duke mundur 3-2 ekipin e Hull Sitit në finalen e “FA Cup”. Është ky një titull që vlen për të tashmen, por edhe për të ardhmen, sepse planet e teknikut Arsen Venger kanë ndryshuar.Drejtuesit e klubit mësohet se kanë vendosur t’i vënë francezit në dispozicion 122 milionë euro për të investuar në merkato. Lista e dëshirave është e gjatë, ku figurojnë emra si Karim Benzema, Lars Bender dhe Mario Manxukiç.