Simeone: Nuk do të rrezikoj me Diego Costan

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shprehur se nuk do të rrezikojë me Diego Costan në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën. Skuadra që sapo u shpall kampion i La Ligas ka pasur probleme me dëmtimet e Costas që u detyrua të braktiste ndeshjen ndaj Barcelonës. Ai la fushën duke lotuar ndërkohë që dëmtim ka patur edhe Arda Turan. Megjithatë trajneri i Atleticos, Simeone refuzoi të jepte një përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë gjë."Ne kemi disa ditë kohë dhe unë nuk do të flas asgjë për këtë gjë. Është shumë herët", tha argjentinasi."Do të presim lajmet rreth Costas e Ardas deri në fundjavë. Kjo nuk është ndeshje për lojtarët që janë 80 për qind të formës së tyre.".Simeone pret nga skuadra e tij një lojë të njëjtë si ajo në kampionat."Ne kemi arritur deri këtu me shumë motivim, do të jetë ndeshje e vështirë. Të shtunën na duhet 100 për qind përqendrim dhe jam i sigurt se lojtarët do të japin gjithçka ashtu siç kanë bërë gjithmonë", e konferencën për shtyp Diego Simeone.Los Kolçoneros do të luajnë të shtunën në Lisbonë finale e madhe të Ligës së Kampioneve teksa koha duket se punon kundër dëmtimeve të Kostës dhe Arda Turan.