Skënderbeu, pas Sefës, korçarët presin edhe Bernard Berishën
Ekipi i Skënderbeut vazhdon punën për kompletimin e ekipit që do të paraqitet në Champions League. Pasi kanë mbyllur gjithçka me sulmuesin lushnjar, Fatjon Sefa, korçarët presin në ekip edhe kosovarin tjetër të Besës, Bernard Berisha.Berisha do të jetë lojtar i Skënderbeut duke nisur që nga ndeshjet e Champions-it, falë një akordi që do të arrihet me presidentit Takaj dhe Nexhat Bizhdilit. Vetë trajneri Josa ka shperehur dëshirën që ta ketë këtë futbollist në ekip. Bernard Berisha dhe Mentor Mazrekaj janë dy emrat më të lakuar në merkaton e bardhekuqve. Për ish-mesfushorin e Partizanit nuk ka ndonjë bisedë të avancuar pasi kosovari ndodhet në Kosovë dhe drejtuesit nuk kanë folur ende zyrtarisht, të njëjtën gjë nuk mund të themi për Berishën, pasi ai shumë shpejt do të veshë fanelën "bardhekuqe"