Ivan Rakitiç, futbollist i Real Madrid për 25 milion euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2014, 15:04
Reali i Madridit duket se ka bërë "goditjen" e parë në merkato. Mesfushori kroat , Ivan Rakitic do të jetë përforcimi i parë për ekipin e Ançelotit në këtë verë. Siç raporton portali spanjoll "Fichajes.net", akordi mes Seviljes dhe Real Radrid është arritur në bazën e 25 milionë eurove.Mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se akordi mes lojtarit kroat, dhe Realit të Madridit është arritu disa javë më parë. Lacio , Totenahm dhe Inter kanë qenë ato ekipe që pretendonin shërbimet e mesfushorit kroat, por Real ka mundur konkurencën e këtyre klubeve.Rakitiç spikati sezonin e fundit me Sevillan, ku fituan dhe Europa League. Ai është një lojtar që pëlqehet shumë nga Ançeloti pasi shihet si një element që mund të kryeje dhe disa role në fushë.