Guardiola: Mançester United kërkon Robben? Ai është më i rëndësishëm tek Bayern
Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola, ka theksuar se Arjen Roben ka qenë lojtari më i rëndësishëm i kampionëve të Bundesligës në këtë sezon që sapo përfundoi. Pas pyetjes që një gazetar i bëri se Van Gaal e do Robben tek Mançester United, Guardiola theksoi se mesfushori hollandez nuk do të lëvizë nga Gjermania."Robben është një lojtar i klasit botëror dhe unë jam shumë i kënaqur me shfaqjet e tij. Me të vërtetë jam i lumtur që punojmë së bashku këtu te Bajerni, ai ka edhe një vit tjetër kontratë dhe ne nuk do ta lejojmë të shkojë tek United, pasi për Bayernin është më i rëndësishëm." -tha Guardiola.Ka pasur pikëpyetje nëse holandezi do të përshtatej me stilin e Guardiolës të të luajturit, madje një numër raportesh mediatike sugjeronin se anësori do të mund të mbetej jashtë formacionit të ish-teknikut të Barcelonës. Megjithatë, Roben vendosi të qëndrojë te Bajerni dhe e ka bindur Guardiolën me cilësitë e tij që ka treguar gjatë ndeshjeve.