Lewandowski: Dua të fitoj trofe me Bajernin
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është shprehur se lëvizja te Bayern Munichen do ta motivojë për të fituar më shumë trofe. Sulmuesi polak do të largohet nga Signal Iduna Park pas katër sezonesh të suksesshme nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, pasi me verdh e zinjtë ai ka fituar dy tituj në Bundesligë dhe një DFB-Pokal.
"Objektivi im është të fitoj dhe të marr tituj të rëndësishëm. Te Bayerni, , mundësia është më e madhe", theksoi Leva për tabloidin gjerman, Bild. Bayerni mposhti Dortmundin 2:0 në finale të Kupës të shtunën dhe Levandovski e pranon se ky ishte një zhgënjim, pasi nuk mundi te mbyllte eksperiencën në Dortmund me trofe.
"Pas ndeshjes, kjo dhimbte shumë. Unë doja ta ndahesha me Dortmundin me trofe. Ne fituam Bundesligën dy herë, kupën një herë dhe shkuam në finale të Ligës së Kampionëve. Ishte një periudhë e shkëlqyer, nuk do ta harroj kurrë. Por, ishte koha e duhur për të bërë hapin e radhës", vijoi 25 vjeçari.
"Pres shumë nga Dortmundi. Kur lojtarët e mirë u larguan, ata gjithmonë ka qenë i aftë të blejë lojtarë të rinj. Besoj se do ta menaxhojnë në mënyrën e duhur këtë situatë", përfundoi ai.