Arsenali kërkon Benzema. Gati oferta e "çmendur" prej 50 milion eurosh
Pasi solli në Londër një trofe pas 8 vitesh klubi Arsenalit po kërkon të përforcoj skuadrën për sezonin e ardhshëm, për të qënë sa më konkurrues si në kampionat po ashtu ehe në Ligën e Kampionëve.Pronarët e londinezëve kane vënë në dispozicion të trajnerit Wenger plot 120 milion euro për ti shpenzuar në merkato.
Sipas medieve spanjolle një pjesë e mirë e tyre mund ti shkojë Realit të Madridi në këmbim të sulmuesit Karim Benzema.Francezi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me galaktikat dhe duket se klubi mbretëror nuk është dëshiron të heqë dorë nga ish-lojtari i Lyonit.Por oferta që Arsenali po përgatit është vërtet tunduese. Spekulohet se anglezët janë gati të kalojnë në llogarit e Realit plot 50 milion euro për shërbimet e Benzema-s.Një shifër mjaft e konsiderueshme që klubi madrilen mund ta ri investojë në merkato për të arritur tek Luis Suarez.
Për momentin e sigurt është se sulmuesi i kombëtares franceze i pëlqen shumë bashkë atdhetarit të tij Wenger, dhe gjithashtu i sigurt është fakti se Reali ka kohë që është i interesuar për uruguaianin e Liverpoolit.Me gjithë atë në Madrid po kërkojnë fillimisht të marrin siguri nga të kuqtë e Liverpoolit pasi nuk mund të rrezikojnë të mbeten pa asnjë qëndërsulmues në skuadër.Gjithsesi pritet të jetë një verë e nxehtë përsa i përket merkatos së klubeve më të pasura të Europës.