Neymar: Pele një legjendë, unë një djalosh që dua të luaj futboll
Ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Neymar këmbëngul se nuk është e drejtë të krahasohet me legjendarin Pele. Të dy lojtarët dolën nga Santosi dhe Pele e fitoi tri herë Botërorin, gjatë karrierës së lavdishme.Neymar do të mundohet të ndjek rrugën e 73 vjeçarit këtë verë, kur Brazili të presë këtë eveniment, por nuk preferon të krahasohet me legjendën e futbollit."Për mua është nder të krahasohem me një lojtar të madh si Pele. Por, ai është mbreti i futbollit. Ndërsa, unë jam një djalë i cili dëshiron të luajë futboll" - deklaroi Neymar për 'Wall Street Journal'.Ai këmbëngul se është i gatshëm ta luftojë presionin teksa Brazili do të mundohet ta fitojë Botërorin pas 12 vjetësh."Ne vuajmë nga presioni për të gjitha gjërat që duhet t'i bëjmë. Është normale në jetën e një sportisti, por nëse je sportist, presioni është më i madh, sepse je shembull për shumë njerëz. Futbolli është një fryëmzim për brazilianët" - vijoi Neymar.Ylli i Barcelonës sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Konfederatave duke u shpallur golashënuesi më i mirë. Me siguri që tashmë ai do të mundohet ta përsëris edhe këtë sezon por në Kupën e Botës.