Fatih Terim: Miqësorja me Kosoven, një ndeshje vllazërore

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Fatih Terim ka folur në koferencën për shtyp në lidhje me miqësoren që ekipi i tij do të zhvillojë nesër në Mitrovicë përballë Kosovës.  Terim, thotë se për të nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes me Kosovën, pasi do të zhvillohet një ndeshje miqësore dhe vëllazërore. Sipas tij, kjo përballje do të jetë një mesazh për FIFA-n dhe UEFA-n që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e tyre me të drejta të plota.“Nesër do të kemi një ndeshje miqësore, vëllazërore dhe rezultati nuk do të ketë shumë vlerë të madhe, sepse jemi si dy shtete vëllazërore dhe kryesore është që jemi bashkë, Së pari po sa ka ardhur ftesa për të luajtur me Kosovën ne nuk kemi hezituar dhe menjëherë e kemi pranuar, pasi shkaku kryesor është se jemi si shtet vëllezër, shteti mik i Kosovës, edhe pse se nuk e kemi pasur në kalendar, por menjëherë e kemi pranuar." tha Terim"Ndeshja e nesërme është mesazhi më i mirë për FIFA-n dhe UEFA-n, se çka jemi duke bërë me mobilizim dhe ne si shtete që e kemi njohur Kosovën mirëpo ndeshja e nesërme është një përgjigje më e mirë”, shtoi ai.Trajneri turk ka shprehur falënderimin për pritjen e ngrohtë që i është bërë dhe ka thënë se ndihet tepër i lumtur që ndeshjen e 100-të të tij do ta zhvillojë me Kosovën. Ndeshja do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin "Adem Jashari" të Mitrovicës, dhe pritet të ketë një interes të jashtëzakonshëm.