Xhanluka Paparesta do të jetë pronari i ri e ekipit të Barit në Itali

Ekipi i Barit në Itali, prej muajit shkurt kishte deklaruar falimentimin dhe drejtuesit e kishin braktisur duke e lenë në mëshirë të fatit. Pavarësisht krizës, skuadra arriti të siguronte zonën Play -Off, dhe tani ka shanse të mëdha për t'u ngjitur në Seri A. Mbi të gjitha Bari tashmë ka pronarin e ri. Ai është ish arbitëri i dënuar për "Calciopoli" Xhanluka Paparesta.Paparesta ,nuk është një emër i ri në botën e futbollit. Kjo për faktin se emri i tij u lidh ngushtë me procesin e famshëm “Calciopoli” në vitin 2006. Lidhjet e Paparestas me Moxhin u zbuluan pas një seri përgjimesh nga Prokuroria Italiane dhe pas fakteve të dala në dritë ku Paparesta dhe Moxhi kishin qëndruar në dhomat e zhveshjes sëbashku gjatë pushimit dhe pas përfundimit të ndeshjes Rexhina – Juventus duke fiksuar rezultatin e ndeshjes.Megjithatë Paparesta vëtëm u pezullua nga aktiviteti dhe vendimi për burg nuk ishte i vlefshëm. Ai tashë bëhet President i Barit për një shumë prej 4.8 milionë euro. Papresta mundi konkurencën e Izzo Canonico, dhe Rossati të cilët u ndalën në shumën e 3.6 milionë eurove. Ish arbitëri ofroi më shumë dhe arriti të sigurojë aksionet e ekipit italian.