Klopp: Filozofia e Dordmund do të jetë po e njëjta
Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, nuk ka dyshim se Borusia do të vazhdojë rivali kryesor në Bundesligë për Bayernin, edhe në vitet e ardhshëm. Klop është krenar që Dortmundi është kthyer në një fuqi reale dhe sipas tij ky klub do të vazhdojë me këto ritme edhe në të ardhmen.“Ne do të dimë se si të fuqizohemi edhe pse nuk dua të bëj shumë premtime, sigurisht që kjo nuk do të jetë finalja e fundit në të cilën klubi ynë lujti kundër Bajernit. Ata nuk do ta kenë të lehtë të na heqin qafe në vitet që do të vijnë. Ne përfunduam të dytët në Bundesligë, por vitin tjetër do të jetë ndryshe.Ky ekip do të ketë të njëjtën filozofi. Do të bazohemi tek talentet. Vitin e ardhshëm do të synojmë titullin në Gjermani dhe tëecim sa më shumë në Europë." -tha Klopp.Dortmundi e mbylli këtë sezon pa asnjë trofe, por kjo nuk përbën një problem për drejtuesit, pasi sipas tyre sezoni tjetër do të jetë i suksesshëm.