Ter Stegen zyrtarisht portier i Barcelonës: Plotësova një ëndërr

Portieri i Munchengladbach, Marc-André ter Stegen bëhet zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Stegen i ka dhënë lamutumirën ekipit të tij gjerman dhe tashmë do të vazhdojë karrierrën tek katalanasit. "Pas një periudhe të gjatë dhe të mrekullueshme në Munchengladbach unë tani do të transferohem tek FC Barcelona. Unë doja të bëjë diçka të re dhe e bera, mund të them që plotësova një ëndërr, Barcelona është ekipi ku do dëshironin të luanin të gjithë. Tani po pres me padurim këtë sfidë. Faleminderit shumë për mbështetjen e jashtezakonshme.Drejtuesit e Barcelonës kanë shprehur besim të plotë tek portieri i ri dhe do t'i besojnë atij katërkëndëshin e portës, për vitet e ardhshme.