Juventusi shumë pranë Nanit dhe Evra

Nga një verdikt në një tjetër. Pas konfirmimit të Contes por mungesës së rinovimit të tij. Drejtuesit bardhezi dhe tekniku puljez kanë hartuar edhe një list të mundshme përforcimesh për sezonin e ardhshëm ku objektivi kryesor do të jetë Liga e Kampioneve. Për momentin Zonja e vjetër është e sigurt që mund të sjell në Torino Nanin dhe Evra, ndoshta edhe Sanchez nga Barcelona.Për mesfushorin portugez të Manchester Unied, është gati një kontratë tre vjecare me 4 milionë euro në sezon ndërsa te djajtë e kuq do të shkojnë 5 milionë euro. Ndërkohë mbrojtësi Patris evra mund të jet përforcimi i radhës me kosto zëro dhe mund të përfitoj 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë prej kohësh përflitet edhe për Aleksis Sanchez. Ish futbollisti I Udienzes para dy vjetësh zgjodhi transferomin te Barcelona përpara Juventusit. Sulmuesi kilien mund të jetë përforcimi i duhur në sulm por për të duhet ët sakrifikohet një ndër lojtarët më të mirë të këtij sezoni te bardhezinjtë, Fernando Jorente.Vështirë se Konte mund të lejoj të largohet sulmuesi bask. Më lehtë mund të largohen Vidal dhe Pogba edhe pse për francezin klubi ka theksuar se nuk do të lejoj largimin e tij. Faktet flasin se për momentin lojtari më i predispozuar për tu larguar është Arturo Vidal . Conte nuk ka më kohë dhe dëshiron një skuadër të denjë për tu përfaqësuar sa më mirë edhe në Champions pasi në sezonet e fundit është kthyer në tabu.