Giggs: I lumtur që do jem pjesë e stafit të Van Gaal
Pas vendimit për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli aktiv, Rayan Giggs është konfirmuar si numri 2 i stolit të “djajve”. Ai ka thënë se është nder për të, që të jetë pjesë e stafit të holandezit Van Gaal. Së bashku me hollandezin do të kenë si detyrë të të ngrejnë Mançesterin në majat e futbollit botëror.“Jam i nderuar që kam shansin të shërbej si asistent. Luis van Gal është një trajner i klasit botëror dhe e di se do mësoj shumë nga ai. Junajtid ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime, prandaj më vjen mirë që do jem sërish këtu në një rol tjetër”, ka thënë Uellsiani.Mançster, pritet që të investojë shuma të mëdha në merkaton verore për të ndërtuar një ekip konkurues në çdo kompeticion. Merkato do të bëhet nga Giggs dhe Van Gaal.