Shpëtim Gjika: Dushku dhe Moçka nuk na interesojnë, ata na lanë në baltë

Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, vazhdon t'i gëzohet triumfit që ekipi i tij Flamurtari arriti në Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit në "Qemal Stafa". Gjika tha se kjo kupë ishte shpërblimi i një pune të palodhur si nga trajneri ashtu dhe futbollistët.“Ndihem i emocionuar, sepse, përveç faktit që e drejtoj skuadrën, jam edhe tifoz përtej kufijve. Jam i lumtur për këta djem të mrekullueshëm, ata kanë dhënë maksimumin, meritë ka dhe trajneri Gjoka i cili ka bërë një punë të shkëlqyer."Presidenti nuk harroi të lëshonte "shigjeta" edhe në drejtim të Moçkës dhe Dushkut që, sipas tij, e lanë ekipin në baltë. "Mendoj se në këtë triumf të madh meritë të madhe kanë të gjithë, edhe Moçka me Dushkun, që e lanë skuadrën në baltë. Ky trofe nuk është i imi, por duhet të ishte i tyre. Mendoj se pas kësaj ndeshjeje, ata morën një përgjigje”. -përfundoi Gjika.