Portugalia shpall listën e botërorit, mungon Kuarezma

Trajneri i Kombëtares portugeze,Paulo Bento , ka bërë publike listën përfundimtare me 23 të grumbulluarit për Botërorin "Brazil 2014". Përveç mungesës së mesfushorit portugez të Portos, Rikardo Kuarezma, lista nuk ka surpriza. Një emër tjetër që pritjej të ishte pjesë e Kombëtares por trajneri Bento e ka lënë jashtë, është dhe mbrojtësi i Interit Rolando.Portugalia ka në grup, Gjemraninë, SHBA-në dhe Ganën. Ekipi ku kapiten është Kristiano Ronaldo shihet si favoritja numër dy për të kaluar grupin pas Gjermanisë.Lista e plotë me 23 emrat e grumbulluarPortierë: Beto, Eduardo , Rui PatrícioMbrojtës: André Almeida , Bruno Alves , Fábio Coentrão , João Pereira , Neto , Pepe , Ricardo CostaMesfushorë: João Moutinho , Miguel Veloso , Raul Meireles , Rúben Amorim , William Carvalho, Rafa SilvaSulmues: Cristiano Ronaldo, Éder ,Hélder Postiga ,Hugo Almeida, Nani , Varela ,Vieirinha