Angela Merkel: Do të jem në stadium ndeshjen e parë që Gjermania do të luajë në botëror

Ndeshjen e parë ë Gjermania do të luajë në botërorin "Brazil 2014", atë kundër Portugalisë, do të ketë me vete edhe një tifoze speciale. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e dalluar dhe si një tifoze e zjarrtë e Kombëtares gjermane, ka konfirmuar për mediat vendase se do të jetë e pranishme në Brazil, për të parë nga shkallët e stadiumit, ndeshjen e parë të Gjermanisë në botëror.Gjermania do të ndeshet me Portugalinë në debutimin e botërorit. Kundërshtarë të tjerë të gjermanëve do të jenë edhe SHBA dhe Gana. Një grup jo shumë i vështirë dhe i kalueshëm për Gjermaninë që cilësohet edhe si favoriti nr 1 për të kaluar grupin.