Monako shkarkon Ranierin: Ka ardhur koha të bëhen ndryshime
Trajneri italian, Claudio Ranieri nuk është më trajner i Monakos. Për të konfirmuar largimin e trajnerit italian pas dy sezoneve tek francezët e Monako është menaxheri i ekipit nga Principata, Vadim Vasilyev i cili publikoi lajmin. Ranieri u bë pjesë e Monakos para dy viteve dhe arriti t'i ngjitë ata nga Liga 2 në elitën e futbollit francez, madje në këtë sezon arritën edhe vendin e dytë në kampionat, pas PSG-së."Unë mund të konfirmoj plotësisht se Ranieri do të largohet nga Monako, ne kemi marë vendimin për zgjidhjen e kontratës. Duam ta falenderojmë për shkak se ai ka bërë një punë të mirë. " -tha në konferencë Vasilyev."Asnjëherë nuk është e lehtë për të ngjitur një ekipo nga Ligue 2 në Ligën e parë, por ne besojmë se në këtë moment është e nevojshme që Monako të nisë një rrugë të re." Menaxheri nuk bëri të ditur emrin e trajnerit të ri , duke shpjeguar se ka ende disa detaje për t'u zgjidhur. Por sipas mediave franceze, për të zëvendësuar Ranierin do të jetë trajneri i Sporting Lisbonës, Leonardo Jardim.