Tefik Osmani, një hap larg marveshjes me PAS Janina

Mbrojtësi korçar i Teutës, Tefik Osmani ka postuar një status në profilin e tij në "facebook" ku shkruante: “Është gati firma”. Burime pranë futbollistit i cili është edhe pjesë e Kombëtares, bëjnë me dije se Osmani është shumë afër firmës me ekipin grek, PAS Janina.Pak ditë më parë lojtari ka pasur një vizitë në qytetin e Janinës, ku ka kryer një takim me drejtuesit e klubit grek. Me postimin e tij në “Facebook”, Osmani ka përhapur panik te skuadrat e interesuara për të që, për hir të së vërtetës, janë në radhë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.Të gatshëm për të firmosur me qendërmbrojtësin janë Partizani, Skënderbeu, si dhe Pas Janina. Këta të fundit duken vetëm një hap futbollistit.