PSG gati 60 milion euro për Eden Hazard
Klubi i PSG është gati të bëjë ofertë e tij për të afruan në skuadër “ Lojtarin e ri “ më të mirë në Premier League. Eden Hazard ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Jose Mourinhos, por janë pikërisht mos marrëveshjet me këtë të fundit që po e detyrojnë belgun të largohet nga Londra.Klubi parisien ka qënë ndër më të interesuarit që në momentet e para kur dolën spekulimet se Hazard mund të largohet dhe tashmë duket se presidenti Al Khelaiffi ka gati edhe ofertën për londinezët.Mediat britanike raportojnë sot se PSG është gati ti ofrojë Chelsea-t 60 milion euro për mesfushorin e kombëtares belge.Pritet që klubi nga “ Stamford Bridge “ ta marrë në konsideratë këtë ofertë pasi shifra është vërtet e lartë ndërkohë që parizienët janë të interesuar edhe për një tjetër futbollist të bluve i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës. Ai është David Luiz.PSG po kërkon të bashkojë në qëndër të mbrojtjes dy prej lojtarëve kryesor të prapa vijës së kombëtares braziliane. Thiago Silva është një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe po ti bashkohet edhe David Luiz atëherë me të vërtetë që mbrojtja e klubit nga kryeqyteti francez do të përforcohej ndjeshëm.Pritet që të jetë një verë e nxehtë përsa i përket merkatos së PSG, ku përveç lojtarëve në hyrje mbetet të zgjidhet edhe çështja e Edinson Cavani-t i cili nuk ndihet mirë tek kampionët e Francës.