Interi kërkon me ngulm Granit Xhakën dhe Valon Behramin
Mediat italiane raportojnë sot se dy prej objektivave kryesor përsa i përket mesfushës së Interit janë dy kosovarët Granit Xhaka e Valon Behrami.Xhaka konsiderohet ndër futbollistët e rinj më të talentuar ndërsa Behrami është një prej lojtarëve të kërkuar nga vetë trajneri Mazzarri.
Mësohet se kontaktet mes zi kaltërve dhe Borusias së Monchengladbach-ut tashmë kanë filluar. Gjermanët janë treguar të gatshëm të dëgjojnë ofertën e Interi por nga ana tjetër vlera financiare që ata kanë vënë për Xhakën është e lartë për klubi milanez. Raportohet se Gladbachu ka kërkuar 15 milion euro për futbollistin e kombëtares zvicerane, me gjithë atë pritet që palët të bien dakort për një shifër më të ulët.
Një tjetër kosovar që mund ti bashkohet Interit është Valon Behrami. Futbollisit i Napoli ka qënë ndër lojtarët kryesor të Mazzarrit kur ky i fundit drejtonte napoletanët dhe tashmë duket se tekniku livornez kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij Behramin. 29 vjeçari nga Mitrovica nuk ka kaluar një sezon të mirë nën drejtimin e Benitezit dhe mësohet se i ka kërkuar drejtuesve të Napolit ta lejojnë që të largohet. Nga an tjetër trajneri i zi-kaltërve e cilëson Valon Behramin si një përforcim me mjaft vlera për Interin.
Mësohet gjithashtu sot nga mediat italiane se drejtues të klubit zi-kaltër kane udhëtuar sërish drejt Londrës për të filluar bisedimet me Chelsea-n për një kalim të Fernando Torres-it në Milano, ndërkohë akoma të hapura janë pistat që të dërgojnë tek Javi Garcia i Manchester City-t dhe Lucas Leiva i Liverpoolit.