Mbrëmja NBA. San Antonio triumfon ndaj Oklahoma City Thunder

Është luajtur mbrëmë takimi i parë i vlefshëm për finalet e konferencës së perëndimit në NBA. San Antonio ka mposhtur Oklahoma City-n me rezultatin 122-105. Protagonisti kryesor për Spursat ishte veterani Tim Duncan i cili realizoi 27 pikë.

Takimi nisi më mirë për San Antonio-n ku që në minutat e para skuadra e Popovich e bëro të qartë se kërkon me çdo kusht të jetë në finalen e madhe të NBA. Duncan filloi të shënonte pikë të një pas njëshme nga pranë koshit duke i mbyllur dy pjesët e para me 21 pikë të shënuara ndërkohë që rezultati i përgjithshëm ishte Spurs 67 Thunders 59.

Në pjesën e tretë Oklahoma u rikthye në lojë falë pikëve të lojtarit me të mirë të sezonit Kevin Durant madje arriti që të kalonte në avantazh, por teksanët u përgjigjën menjëherë dhe të udhëhequr nga Ginobili krijuan distancën që në fund rezultoi vendimtare. 4 minuta para përfundimit një tre pikësh i argjentinasit e dërgoi distancën + 16 për Spursat duke e mbyllur “ de facto “ këtë finale të parë të konferencës së Perëndimit.38 vjeçari Tim Duncan dhe Manu Ginobili ishin dy lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e Greg Popovich, ndërsa nuk i mjaftuan Oklahomës 28 pikët e Durant dhe 25 pikët e Rusell Westbrook. Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Scott Brooks ishte spanjolli Serge Ibaka i cili nuk do të luaj më këtë sezon pas një dëmtimi në pulpë.

“ Po mundohemi të bëjmë më të mirën, në disa momente duhet të sulmojmë më shumë, por në fund mendoj se u treguam të aftë për të shënuar kur duhet.” U – shpreh veterani i Spursa-ve DuncanPërballja e dytë e kësaj serie do të zhvillohet të mërkurën përsëri në “ AT and T Center “ të San Antonio-s.