Giggs braktis përfundimisht futbollin

Fundi i një legjende. Ryan Giggs i ka dhënë fund karrierës së futbollistit, pas dy dekadash. Ylli uellsian vendosi të largohet përfundimisht dhe të nis punën si asistent i Van Galit te United."Shfrytëzoj këtë mundësi për të deklaruar largimin tim si futbollist dhe do ta nis një kapitull të ri në jetën time. Ëndrra ime është që të isha trajner I Manchester United dhe ja arrita t'ja dal të luaj më shumë yje. Kam punuar me një trajner të mrekullueshëm si Aleks Ferguson dhe mbi të gjitha kam luajtur për tifozët më të mirë në botë", deklaroi fillimisht tashmë ish futbollisti i Manchester Unitedit.

"Jam krenar dhe i lumtur që e kam përfaqësuar 963 herë klubin më të madh në botë dhe 64 herë Kombëtaren time. Për mua do të nis një kapitull I ri dhe shpresoj që ta rikthejmë United në vendin që I takon", vazhdoi Giggs.

Ai shkroi një letër të hapur për tifozët e Unitedit, të cilët i njoftoi me vendimin e fundit. Tashmë Giggs do të jetë ndihmës trajner i holandezit Louis van Gaal në Manchester United, pasi e drejtoi për një muaj djajtë e kuq, pas shkarkimit të David Moyes.