Superliga Shqiptare, Katër faza, me 10 ekipe, ja si do jetë sezoni i ardhshëm

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar të hënën mbledhjen e tij të rradhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme. Nën drejtimin e presidentit Armand Duka, bordi ekzekutiv, ka marrë disa vendime të rëndësishme.

U miratuan emërimet e Komisioneve të përhershme të FSHF, të plotësuara me anëtarë.U miratuan gjithashtu skemat e Kampionateve Kombëtarë të Kategorisë Superiore dhe kategorisë së Parë, si edhe ai i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2014-2015.Kampionati i Kategorisë Superiore do të fillojë më dt. 23 gusht 2014 dhe përfundon më 16 maj 2015.Do të luhet me katër faza, me system vajtje ardhje. Vendi i 9-të dhe i 10-të, zbresin nga Kategoria Superiore.Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë fillon 13 shtator 2014 dhe përfundon më 16 maj 2015.Vendi i parë i Grupit A dhe B, ngjiten në Kategorinë Superiore.Vendi 10-të (dhjetë), i Grupit A dhe B, zbresin në Kategorinë e Dytë.Vendi i 9 (nëntë), i grupit A dhe B, zhvillojnë ndeshje Play Off, me vendin e dytë të Grupit A dhe B, të Kategorisë së Dytë.Është miratuar ndarja në grupe e kategorisë së parë:Grupi A: Besa, Kastrioti, Tërbuni, Burreli, Iliria, Beslidhja, Kamza, Mamurrasi, Ada, Veleçiku.Grupi B: Dinamo, Bylis, Lushnja, Luftëtari, Butrinti, Tomori, Pogradeci, Shkumbini, Nafëtari, Sopoti.Kupa e Shqipërisë fillon më 29 gusht 2014 dhe përfundon më 23 maj 2015. Marrë nga: Sajti zyrtar i FSHF