Galliani: Ju siguroj se Kaka do të qëndrojë tek Milani

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani ka siguruar tifozat e Milanit se braziliani Kaka do të vazhdojë të mbetet pjesë e Milanit edhe për vitin tjetër. "Kaka me 99.9 % do të jetë tek Milani edhe për sezonin tjetër." Këto kanë qenë fjalët e Gallianit për mikrofonat e "Milan Channel".Gjithashtu Galliani foli edhe për çështjen "Rami". Mbrojtësi francez ende nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tij, por Galliani ka thënë se ka folur me Valencian pasi ky ekip ka kartonin e lojtarit, dhe kanë rënë dakort që Rami të mbetet edhe një sezon tek Milani.Milani ka zhvilluar një sezon të dobët këtë vit, ku kuqezinjtë nuk kanë arritur dot të marrin pjesë as në Europa League dhe e kanë mbyllur kampionatin në vendin e 8-të. Drejtuesit e Milanit po monitorojnë situatën dhe kjo verë mund të sjellë surpriza në ambientin kuqezi, pasi kur nuk ka zhurmë, Milani godet fuqishëm në merkato.