Adnan Januzaj: Do të luaj përgjithmonë me Belgjikën, edhe kur të pranohet Kosova
Mesfushori kosovar i Mançester United, Adnan Januzaj ka dalë sot në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e Belgjikës, Mark Uilmots. Januzaj pranoi me gojën e tij se Kombëtarja e parë dhe e fundit për të është Belgjika."Jam lojtar i Belgjikës dhe i tillë do të mbetem edhe kur Kosova të pranohet me të drejta të plota nga FIFA. Jam i lumtur që jam pjesë e një kombëtareje kaq të madhe dhe shpresoj të ecim sa më larg në botëror. Jam lindur këtu, kam shkuar në shkollë këtu. Kështu që, këtu është e ardhmja ime." Lajmi është transmetuar nga Ktv në Kosovë.Januzaj zgjodhi Belgjikën pavarësisht lutjeve të një populli të tërë. Ai ka origjinë kosovare por i mbylli përfundmisht derën edhe kësaj Kombëtareje. Ai ka një kontratë 5 vjeçare me Mançester United dhe shihet si një nga talentet më të mëdhenj në botë.