Zyrtare: Conte qëndon tek Juventus edhe për sezonin tjetër

Tashmë është zyrtare, Antonio Conte do të jetë trajner i Juventusit edhe për sezonin tjetër. Trajneri ka pasur sot në mëngjes një takim me Anjelin dhe nga sa raportohet ata kanë rënë dakord që Conte të qëndrojë edhe për një vit. Ditët e fundit është folur për një largim të trajnerit nga Juventusi, por sot vjen dhe konfirmimi.Lajmi është konfirmuar sot në mbrëmje nga faqja e Juventusit në "Twiter". Conte i pati kërkuar drejtuesve investime për sezonin e ardhshëm dhe si duket drejtuesit i kanë plotësuar kërkesën duke e bindur njëkohësisht që të qëndrojë.Tani Juventus pritet që të futet fuqishëm në merkato për të krijuar një ekip të fortë dhe konkurues. Dëshira e Contes është që të fitojë Champions League me Juventusin.[gallery ids="253140"]