Tek Këln mirëpresin Mavrajn: Një Shqiptar që na blindon mbrojtjen
Mbrojtësi Shqiptar, Mërgim Mavraj, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Këlnit në Bundesligën Gjermane, ku erdhi si lojtar i lirë nga Greuther Fuerth. Mavraj kaloi te Furthi në vitin 2011 ku qëndroi për tre vite. Faqja zyrare e Këln në "facebook" ka bërë një status duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit Shqipar. Faqja shqkruan tek statusi: "Një mbrojtës i Kombëtares Shqiptare i bashkohet ekipit tonë, ai është Mërgim Mavraj i cili erdhi nga Greuther Fuerth. Tani mbrojtja jonë është e blinduar me shqiptarin. Ne i urojmë mirëseardhjen tek Këln."Lajmin për transferimin e Mavrajt te Këlni e ka konfirmuar drejtori sportiv i kësaj skuadre, Jorg Schmadtke, i cili ka thënë gjithashtu se reparti difensiv tyre do të përforcohet dukshëm me ardhjen e shqiptarit.