Leo Messi: Nëse nuk më duan tek Barcelona le të ma thonë, iki diku tjetër
"Unë ju kërkoj falje të gjithë tifozave të Barcelonës dhe ju premtoj se vitin e ardhshëm ne do të kthehejme këtë klub në nivelin që i takon." -ishin këto fjalët e para të Messit sot në një deklaratë që ai dha për një stacion televiziv në Argjentinë."Të gjithë kemi fajet tona, dhe tani duhet të ndreqim gabimet për të qenë sa më të fortë sezonin tjetër. Disa tifoza më kanë kontestuar, dhe kjo më mërzit. Unë jam shumë i lumtur që kam gjetur akordin me Barcelonën për të qëndruar në shtëpinë time.Ndoshta këtë vit, gjerat nuk kanë shkuar siç kemi pritur , dhe ky nuk ishte me siguri një nga sezonet e mi më të mirë, por unë jam i bindur se do të jetë ndryshe vitin tjetër. Shikoj disa tifozë të cilët mundohen te vendosin të ardhmen time, dhe shprehin pakenaqesi , por zgjedhja ime është të vazhdoj këtu, sepse unë ende ndjej të njëjtën dashuri si në fillim. Nëse nuk më duan dhe drejtuesit, le të ma thonë, unë do të shikoj një zgjidhje tjetër."