Besnik Hasi: I lumtur për titullin kampion me Anderlecht, një emocion i papërshkruar
Anderlehti i trajnerit Shqiptar Besnik Hasit fitoi titullin e 33-të në historinë e klubit. Hasi shijoji suksesin si trajneri i parë Shqiptar me një ekip europian. Kur erdhi në krye të skuadrës, Hasi shihej me skepticizëm të madh nga analistët e futbollit në Belgjikë. Madje ata mendonin se Anderlecht nuk do të siguronte pjesëmarrjen në Champions, por ndoshi e kundërta, Hasi shpallet kampion. Vetë trajneri pas festës ka folur në lidhje me këtë sukses."Është një emocion i jashtëzakonshëm! Një titull fantastik! Vetëm në fund të sezonit e kuptuam se ishim një skuadër, që vështirë se mund të na mundje. Nuk duhet kurrësesi ta harrojmë ish-trajnerin dhe ky titull është edhe për atë. Një trajner nuk mund të bëjë më shumë sesa të stërvitë skuadrën dhe ta hedhë në fushë, më pas heronj janë vetë ata, futbollistët. Do ta kujtojmë gjatë këtë titull pasi kemi luftuar shumë, të gjithë si skuadër. Një falënderim për të gjithë lojtarët, të cilët pas këtij kampionati jam i sigurt se kanë marrë një leksion të jashtëzakonshëm pjekurie.” deklaroi Hasi.