Liverpool, ofertë zyrtare prej 10 milion paundësh për Xherdan Shaqirin
Liverpool ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në këtë që sapo kaluam por humbja e titullit ka bërë drejtuesit që të mendojnë për merkaton duke afruar në ekip futbollistë cilësorë. Emri i parë në dëshirat e trajnerit Roxhers, është ai i kosovarit të Bayernit, Xherdan Shaqiri.Liverpool është gati të paguajë 10 milionë paund për Shaqirin dhe ata janë paraqitur në dyert e Bayernit me këtë ofertë. Pritet nëse bavarezët do të pranojnë apo jo ofertën. Në planet e nënkampionëve të Anglisë është edhe mbrojtësi i majtë i Çelsit, Rajën Bertrand.Nëse Çelsi nuk do pranojë t’ua shesë rivalëve, atëherë anglezët do hedhin sytë nga Alberto Moreno i Seviljes, kartoni i të cilit vlerësohet tek 15 milionë paundët. Liverpool do të futet fuqishëm në merkato dhe sezonin tjetër do të tentojë titullin kampion.