Cikalleshi dhe Aliti risitë e De Biazit në Kombëtare, ja 21 emrat për tre miqësoret

Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi ka shpallur listën me 21 emrat për tre miqësoret e radhës që Përfaqësuaesja jonë do të luajë përballë Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Bien në sy dy emra të rinj, Fidan Aliti, 20-vjeçari që luan me Luzernën në Zvicër, dhe Sokol Cikalleshi i Kukësit,  të dy të pagrumbulluar asnjëherë më parë me kombëtaren.Për herë të parë do ta veshë fanellën kuqezi edhe Taulant Xhaka, emri i të cilit përflitet prej kohësh si përforcim i përfaqësues shqiptare, por dëmtimet ia kanë shtyrë debutimin. Ndërsa mungojnë për shkak dëmtimesh, Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka, si dhe Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha.Shqipëria do të luajë më 31 maj në Zvicër kundër Rumanisë, në orën 19:00. Katër ditë më pas do të zhvillojë miqësoren e dytë, në Budapest, kundër Hungarisë, në orën 20:30, dhe më datë 8 qershor sfidon San Marinon, në orën 20:30, në fushën e kësaj të fundit.Lista e plotë:1.Etrit Berisha ( Lazio )
2.Orges Shehi ( Skënderbeu )
3. Ansi Agolli ( Karabak )
4.Fidan Aliti ( Luzern )
5.Lorik Cana  ( Lazio )
6.Debatik Curri ( Prishtina )
7.Ermir Lenjani ( St. Gallen )
8.Andi Lila ( Pas Janina )
9.Taulant Xhaka ( Bazel )
10.Amir Abrashi ( Grasshopers )
11.Sabien Lilaj  ( Skënderbeu )
12.Ergys Kace ( Paok )
13.Emiljano Vila ( Pas Janina )
14.Sokol Cikalleshi ( Kukësi )
15.Shkelzen Gashi ( Grasshopers )
16.Edmond Kapllani ( FSV Frankfurt )
17.Valdet Rama ( Valadolid )
18.Hamdi Salihi  ( Hapoel Acre)
19.Armando Vajushi ( Litex Lovech )
20.Mergim Mavraj ( Koln )
21.Elseid Hysaj ( Empoli )