Jaoakim Lëv: Nëse Gjermania jep maksimumin, mund të triumfojë në Brazil

Trajeri i Kombëtares Gjermane, Joakim Lëv ka folur në lidhje me botërorin që starton mbas 3 javësh në Brazil. Ai e sheh ekipin e tij favorit në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe u bën thirje futbollistëve të tij për të dhënë maksimumin.“Jam shumë optimist. Fakti që skuadrat e tjera janë shumë të mira nuk do të thotë se ne do të mbetemi prapa apo se nuk mund të jemi më të mira se ato. Nëse gjërat shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar, nëse japim gjithçka nga vetja, dhe nëse kemi besim në vetvete, atëherë ne mund t'ja dalim të fitojmë Kupën. Jemi të vetëdijshëm se Botërori do të jetë plot me sfida gjigande, dhe gjithçka mund të ndodhë.Ju siguroj që në Brazil do të vijnë vetëm lojtarë që janë fizikisht në formë dhe që ndjekin ritmin e skuadrës. Në formacion do të luajnë vetëm ata që japin makimumin, për mua nuk kanë rëndësi emrat, por ajo ç'ka lojtari jep në stërvitje dhe në ndeshje." -Mbylli deklaratën e tij trajneri Lëv