Klose: Do të jem gati për botërorin, dua të le gjurmë
Sulmuesi i Kombëtares Gjermane, Miroslav Klose ka folur për gjendjen e tij, reth 3 javë para startit të botërorit. Klose tha se po stërvitet fort për të qenë në formë dhe në dispozicion të ekipit të tij. Sulmuesi ka mundësinë për të thyer dhe rekordin përsa i përket golave të shënuar gjatë historisë së botërorëve."Edhe pse unë nuk jam në formen më të mirë të mundshme do të jem në gjendje të luaj në Kupën e Botës , nuk ka asnjë arsye për tu alarmuar. Unë kam nevojë për dhjetë ditë të tjera , dhe dy ndeshje provë për të marrë ritmin atëherë unë do të jem 100 % i aftë atje. Shpresoj të thyej dhe rekordin e Ronaldos dhe të jem golashënuesi më i mirë i historisë së botërorëve. Gjithashtu shpresoj që të jemi ne fituesit e trofeut."Klose u ndal pak dhe tek shoku i tij i sulmit Mario Gomez i cili nuk u grumbulla me ekipin për në Brazil. "Eshtë e hidhur të shohësh Gomez jashtë ekipit, Unë i thashë atij në telefon se sa keq ndihem për të, ka kaluar një sezon të dhunshem." -mbylli deklaratën e tij Miroslav Klose.