Louis Van Gaal është zyrtarisht trajner i Manchester United
Louis Van Gaal është zyrtarisht trajneri i ri i Manchester United. Tekniku holandez firmosë sot një kontratë e cila do ta lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin legjendar anglez.Lajmi për akordin mes Van Gaali dhe drejtuesve të United ishte bërë i ditur që më 24 Prill por vetëm sot erdhi konfirmimi zyrtar se pankina e Manchester United do të jetë tashme në duart e ekspertit nga Amsterdami.Ish-trajneri i Barcelonë për momentin drejton kombëtaren e Holandës, detyrë që do ta mbaj deri në fund të kampionatit botëror e më pas do të fillojë punën e re si trajner i United.Tekniku holandez u shpreh mjaft i emocionuar duke dhënë edhe përshtypjet e tij të para për website-n zyrtar të klubit anglez.“ Jam mjaft krenar që do të jemi trajner i ri i Manchester United. Ky klub është një ndër më të mëdhenjtë në botë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kam dëshiruar gjithmonë të drejtoj një skuadër në Premier League dhe mendoj se “ Old Trafford” është me të vërtetë një teatër ëndrrash. Klubi ka ambicie të mëdha, po ashtu si kam edhe unë.”- përfundoi 62 vjeçari.Louis Van Gaal do të marr drejtimin e United në muajin korrik pas përfundimit të kupës së botës.