Thibaut Courtois : Nuk shkoj tek Chelsea për të qëndruar në stol
Portieri i Atletico Madridit i sapo shpallur kampion i Spanjës me “ los colchoneros “ ka deklaruar se sezonin e ardhshëm do të luaj si titullar kushdo që të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Coutois është në pronësi te klubit anglez të Chelsea por ka që në vitin 2011 që huazohet tek madrilenët, ku është shëndrruar nga një portier i talentuar në një prej gardianëve më të mirë në botë. Sezonin e ardhshëm pritet që belgu të rikthehet përfundimisht në Londër por ai thekson se nuk është i gatshëm të jetë zëvendësuesi askujt.“ Për mua e rëndësishme është të luaj si titullar, pak rëndësi ka skuadra me të cilën do të luaj sezonin e ri. Me moshën që kam e rëndësishme është që të aktivizohem dhe mos të qëndroj në stol. Petr Cech është një portier i shkëlqyer, ai sapo u shpall portieri më i mirë në Angli dhe une e respektoj shumë. Do të shohim se çfarë do të vendosë klubi i Chelsea-t, por e theksoi se unë dua të luaj titullar.” – u shpreh portieri i kombëtares belge.
Në fund 21 vjeçari foli edhe për suksesin që Atletico Madrid ka arritur këtë sezon“ Është një ndjesi e mrekullueshme të jesh kampion i Spanjës, akoma nuk e kam kuptuar realisht se çfarë kemi arritur. Tani kemi finalen e Ligës së Kampionëve e më pas do të jetë kupa e botës , për këtë po ju them se për momentin nuk po mendoj shumë për të ardhmen time.” –përfundoi Thibaut CourtoisTalenti belg ka qënë ndër protagonistët kryesor të skuadrës Diego Simeones duke rezultuar në shumë momente vendimtar për madilenët.