Mediat gjermane: Manuel Nojer rrezikon botërorin

Sipas gazetës prestigjoze gjermane "Bild", portieri i Bayern Mynih, Manuel Nojer rrezikon seriozisht pjesmarrjen në botëror. Nojer u dëmtua në krah gjatë ndeshjes në finale përballë Borusia Dordmund ku Bayern triumfoi në kohën shtesë 2-0 dhe u shpall fitues.Manuel Neuer është parë sot me krahun e fashuar. Disa foto po qarkullojnë për momentin nëpër webesite të ndryshme në Gjermani dhe deri tani nuk dihet se sa serioze është situata apo nëse vihet në rrezik Botërori."Bild" jep alarmin edhe pse ndoshta para kohe. Mungesa e Nojer në Brazil do të ishte një humbje e madhe për Gjermaninë pasi kualitetet e tij janë të pazvëndesueshme. Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare.