Milan, Negredo është ideja e re për sulmin kuqezi

Ndryshime të mëdha priten në shtëpinë e Milanit përsa i përket sulmit në sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë kaluar një sezon shumë të keq duke mos marrë pjesë në asnjë kometicion pas në kampionat u paraqitën mjaft dobët dhe mbetën jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm.Ai që mund të largohet i pari nga Milani, është Mario Balotelli. Në rast të një lamtumire të Mario Balotellit klubi kuqezi mund të tentojë të sjellë në Milanello sulmuesin e Manchester City-t, Alvaro Negredo. Mediat italiane konfirmojnë lajmin.Futbollisti i kombëtares iberike dëshiron të largohet nga Mançester Siti, por për të arritur tek Negredo, Milani duhet të mposhtë edhe konkurencën e kushërinjëve nga Milano, pasi sulmuesi pëlqehet edhe nga Inter.  Miqësia e fortë mes Adriano Gallianit dhe Neilo Lucas, agjentit të futbollistit, mund të lehtësojë tratativat për Milanin.