Real Madrid dhe Barcelona në luftë për Luis Suarez
Luis Suarez ka kohë që është nën shënjestrën e Reali të Madridit ndërkohë që sot mediat britanike raportojnë se në luftë për sulmuesin e Liverpoolit është futur edhe klubi i Barcelonës.
Suarez ka zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Brendan Rodgers duke qënë pa diskutim lojtari më i mirë i Liverpoolit, me gjithë se këta të fundit e mbyllën kampionatin pa trofe. Uruguajani u shpall lojtari më i mirë i viti në Angli duke qënë njëkohësisht edhe golashënuesi më mirë i sezonit në Premier League.
Reali po përdor të gjitha mënyrat e mundshme për ta joshur numrin 9 të Liverpoolit. Duke kalua nga ofertat e majme ekonomike e deri të mesazhet personale që madrilenët po nisin në drejtim të Suarezit me qëllim për ta bindur 27 vjeçarin të transferohet në Madrid.Më parë është spekuluar se klubi mbretëror është i gatshëm të shpenzojë deri në 100 milion euro për transferimin e uruguaianit ndërkohë që sot mediat angleze raportojnë se një klub tjetër është gati ta rrisë edhe më tej këtë shifër.
Mësohet se klubi i Barcelonës ka hyrë në luftë për Suarez. Enrique kërkon një qëndërsulmues dhe Suarez për momentin është lojtari më i mirë në botë përsa i përket sulmit.Madje mediat britanike shkojnë dhe më tej kur raportojnë se klubi blaugrana është gati të ofrojë 120 milion euro për sulmuesin 27 vjeçar. Një shifër vërtet e lartë që nuk mund të lihet pa u marrë në konsideratë nga klubi i Liverpoolit.Futbollisti nga Santo ka shprehur shpesh herë dëshirën për të qëndruar në Mersyside por me sa duket do ti duhet të zgjedhë nëse do të luaj përkrah Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit.