Antonio Conte: 102 pikë janë historike, më kanë shpërqëndruar

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka cilësuar si diçka historike rekordin që vendosi Juventusi në këtë sezon duke kapur kuotën e 102 pikëve, gjithashtu trajneri ka preferuar që të mos u përgjigjet pyetjeve mbi të ardhmen e tij. "E dija që jam duke drejtuar një ekip shumë të fortë, por me rekordin e 102 pikëve, tashmë e konsideroj jashtëtokësor. Arritja e 102 pikëve është diçka historike, legjendare dhe kam dyshime se dikush tjetër mund të bëjë më mirë sesa ne.  Festa është e merituar për të gjithë." -tha Conte dhe njëkohësisht shmang pyetjet për të ardhmen."Më lini si fillim ta shijoj këtë moment kaq të bukur dhe t’iu falënderoj edhe juve që po na mbështesni në këtë ditë të madhe për juventinët. Kur do të mbyllet çështja e së ardhmes? Do të mbyllet kur të jetë momenti i duhur, me qetësi dhe konkretësi. Tani jam i shpërqëndruar nga suksesi"  -deklaroi Conte.