Ylli Hoxha mer ftesë nga Kosova për miqësoret me Turqinë dhe Senegal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2014, 13:37
Futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha ka marrë një ftesë nga trajneri i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki që të luajë në dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare kundër Turqisë dhe Senegalit. Vetë Hoxha tha se është gëzuar shumë kur ka kuptuar se do të jetë në mesin e 23 futbollistëve të Kosovës."Është një ndjenjë shumë e veçantë dhe jam duke e ndier vetën shumë mirë dhe të lumtur. Unë do të jap maksimumin që kërkohet nga unë në dy ndeshjet kundër Turqisë dhe Senegalit. Turqia dhe Senegali janë dy shtete shumë të forta me lojtarë të mëdhenj. Por ky është një rast shumë i mirë për ne që të testohemi dhe të marrim përvojë të re”, theksoi Hoxha.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet të mërkurën në Mitrovicë në stadiumin “Adem Jashari” dhe fillon në ora 18:00. Ndërsa ndeshja me Senegalin zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës më 25 maj.