Fiton Milan por nuk kap dot Europën, festën e bën Parma

Mbyllet Seria A. Sot u luajt java e fundit e kampionatit dhe tashmë gjithçka iu drejtua fundit. Kjo javë do të vendoste fatin e ekipit të fundit që do të përfaqësonte Italinë në Kupat e Europës. Gjithçka dikutohej mes Milanit, Torinos dhe Parmës.Kuqezinjtë e Milanit kanë arritur të fitojnë sot në shtëpi përballë Sassuolos me rezultatin 2-1 por nuk kanë mundur të kapin vendin e 6-të në kampionat dhe ngelen përfundimisht jashtë Europa League. Djemtë e Sedorf kanë bërë një sezon jo të mirë dhe mbetja jashtë objektivave mund të sjellë ndryshime të mëdha.Ekipi që siguroi Europa League është Parma. Ata fituan në shtëpi përballë Livornos 2-0 dhe përfituan nga barazimi që mori Torino në fushën e Fiorentinës, për të qenë ekipi 6-shtë që shkon në Europë. Sot u luajtën dhe takimet e tjera në orën 20:45 ku Napoli fitoi përballë veronës 5-1. Inter mundet nga Chievo 2-1, dhe Lazio fiton 1-0 në shtëpi përballë Bolonjës.Juventus Roma dhe Napoli do të marrin pjesë në Champions League. Ndërsa Fiorentina, Inter dhe Parma në Europa League. Ndërsa Katania, Bolonja dhe Livorno do të jenë 3 ekipet që do të luajnë n Serinë B sezonin e ardhshëm.