Hashim Mastur grumbullohet me Milanin sot përballë Sassuolos, 16 vjeçari do mbajë numrin 98

Për sfidën e ndeshjes së sotme kundër Sassuolos, trajneri i MIlanit, Clarence Seedorf ka thirrur bashkë me 23 futbollistët e grumbulluar edhe talentin 16 vjeçar, Hashim Mastur në skuadrën e parë. Djaloshi i ri do të mbajë numrin 98 mbi fanelë dhe do të jetë lojtari i parë në historinë e Milanit që e mbanë këtë numër.Mastur e nis në mënyrë të veçantë karrierën e tij në skuadrën e parë, qëllimi i tij ishte për të luajtur në Serie A, por mbetet për t'u parë a do të ndodhë kjo sonte.Nëse Sedorf vendos ta aktivizojë sot talentin, ai do të bëhet futbollisti më i ri në historinë e Seria A që do të debutojë në këtë kampionat. Mastur shihet nga specialistët si një nga talentet më të mëdha të futbollit të sotëm.