Barcelona kërkon Llorente dhe Pogba

Luis Enrique do të marr drejtimin e Bracelonës që në muajin Korrik po me sa duket ish-mesfushori i blaugranëve ka filluar që tani ti përcjellë klubit dëshirat e tij përsa i npërket merkatos.Enrique e ka bërë të qartë se nuk do të luajë më me skemën e cila nuk përfshin një qëndërsulmues roli por do të aktivizojë në sulm një lojtar që mund të luftojë si në ajër dhe të jetë sa më pranë portës, për këtë objektivi i parë i katalanasve për repartin e avancuar është Fernando Llorente.Me sa raportojnë mediat spanjolle iberiku është në krye të listës së trajnerit të ardhshëm për sa i përket përforcimeve në sulm. Llorente ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer duke qënë protagonist tek Juventusit, 16 golat e tij rezultuan vendimtar në luftën për titull, një titull që u arrit edhe më një rekord pikësh për bardh e zinjtë.Ai që mund të përdoret për ti bindur juventinët është sërish i njëjti, pra Alexis Sanchez. Kileni i cili shënoi një gol spektakolar në përballjen fat keqe të kësaj fundjave me Atletico-n pëlqehet shumë nga trajneri Conte por a është e gatshme Juventusi të heqë dorë nga dikush që të garanton 16 gola në sezon.

Luis Enrique i ka bërë të ditur klubit katalnas edhe alternativën nëse nuk arrihet tek Llorente ai është një tjetër sulmues i Juventusit, pikërisht Pablo Osvaldo. Trajneri i ardhshëm i Barçës e ka stërvitur më parë italo-argjentinasin kur drejtonte Romën dhe me sa duket kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij.

Një tjetër objektiv kryesor për katalanasit mbetet Paul Pogba. Nëse Fabregas largohet atëherë pritet që blaugranat ti bëjnë një ofertë Juve-s për talentin francez. Konkurenca për 21 vjeçarin është mjaft e madhe pasi edhe Real Madridi e PSG janë gati të bëjnë ofertat e tyre. Me gjithë atë klubi bardh e zi dhe lojtari vazhdojnë ti premtojnë besnikëri njëri-tjetrit dhe me shumë mundësi Juventusi nuk do ta privojë veten nga mesfushori i kombëtares franceze.